Xhokoviç-Nadal, mbretërit e finales së ditës së diel…


Tenis, ‘Roland Garros’ Francë:  Xhokoviç fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Tsitsipas ndërsa Nadal pa asnjë problem me Schwartzan 3:0.

Gjysmëfinale drithëruese ajo mes Xhokoviç dhe Tsitsipas në Roland Garros. Ndonëse tenisti serb kryesonte 2:0 me sete dhe në të tretin bëhëj gati të festonte finalen, 22 vjeçari nga Athina, kthen gjithëçka dhe pas dy seteve të fituara me sakrificë, rihap kualifikimin duke dërguar takimin në setin e pestë final.

Aty ku Novak Xhokoviç bëri diferencën duke fituar 6:1 ndaj Stefanos Tsitsipas i cili vuajti edhe një dëmtim muskulor.

Kështu, në finalen e së dielës, numri 1 Novak Xhokoviç dhe numri 2, Rafael Nadal, do diskutojnë finalen e madhe. Takimi nis në orën 15:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!