Botas lë prapa Hamilton në prova…
Gara e Çmimit të Madh të dielën më 11 tetor në orën 14:10
Në Nurburgring të Gjermanisë në prani të një numri të lartë tifozësh, piloti finlandez Valteri Botas me Mercedes, siguron vendin e parë në provat zyrtare.
Në Formula 1, ky ishte pole i 14-të për Botas dhe i 12-ti radhazi për skuderinë e Mercedes. Pas ti erdhi shoku i skudrës Luis Hamilton ndërsa në vend të tretë holandezi Maks Verstapen.
Një paraqitje mbresëlënëse bëri edhe Sharls Leklerk me Ferrarin. Monegazi u rendit në vend të 4 duke lajmëruar se nesër mund të jetë vendimtar në pistë. Fetel i 11-ti.
Radha e nisjes nesër duke filluar nga ora 14.10