Dalin formacionet e Shkupit, Gjeorgjia finalistja e parë…

Kosova apo Maqedonia e Veriut? Cila do të finalistja e dytë e Ligës D për të luajtur finalen e Gjerogjisë? Kjo pasi pak minuta më përpara Gjerogjia fitoi 1-0 me Bjellorusinë dhe tani pret të mësojë rivalin të cilin do ta presë në shtëpi. Një gol me penallti që në të 7-tën me Okriashvili, ka mjaftuar…

Kyther te sfida që nis pas pak në Shkup, vendasit e Angelovskit kanë në përberje 5 lojtarë shqiptarë. Beltullai, Bardhi, Musliu, Ademi dhe lojtari i Lidsit, Alioski, janë kundërshtarë ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër,Bernard Shaland nuk ka shumë alternativa zgjedhjeje ndaj ka hedhur në fushë gjithë ata që duken më në formë.

Formacionet zyrtare:

Maqedonia e Veriut:

Dimitrovski, Bejtullai, Velkoski, Musliu, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Nestorovski, Pandev.
Trajner: I. Angelovski

Kosova:

Muriç, Kololli, Aliti, Dresheviç, Vojvoda, Shala, V. Berisha, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu. Trajner: B. Shaland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!