Alarm te Mercedes, Koronavirus futet në ‘skuderi’

Lajm i keq për Formula 1 e pikërisht për Mercedes. Një person brenda ekipit gjerman doli pozitiv për Covid-19.

Vetë skuderia Mercedes e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në profilin zyrtar në Twitter. “Mund të konfirmojmë që një anëtar i ekipit doli pozitiv për Covid-19. Ky rast është trajtuar dhe do të vazhdojë të jetë në përputhje me protokollet e ofruara nga FIA,” shkroi ekipi i Mercedes në postim.

Mesazhi tregon se asnjëri nga pilotët nuk është me infeksion. Pra nuk është as Luis Hamilton dhe as Valteri Botas, por tensioni përpara garës në Nürburgring, ku do të mbahet Çmimi i Madh, mbetet shumë i lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!