Manaj: Kombëtarja është përgjegjësi

Manaj:Në letër jemi më të fortë, por fusha tregon gjëra të tjera.

Rei Manaj sulmuesi i Kombëtares kuqezi së bashku me Keidi Baren dolën sot para mediave për të dhënë pergjigje lidhur me pragsidën me Kazakistanin për Nations League në transfertë.

Manaj:

“Besoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme sepse ndeshja e fundit ndaj Lituanisë ne nuk ishim në 100% tonë. Në ndeshjet e kaluara që kemi bërë besoj se grupi ka arritur një ekuilibër dhe tani shpresojmë që këto dy ndeshje t’i fitojmë. Të futemi të përqëndruar. Në letër jemi më të fortë, por fusha tregon gjëra të tjera.

Kështu që, ne ndeshjen me Kazakistanin do të futemi me besimin te kualitetet tona dhe për të arritur te fitorja.

Përgjegjësi pasi mungojnë Cikalleshi e Balaj? 

Jo, nuk e besoj. Kemi patur edhe ndeshjet e kaluara disa sulmues dhe në fund është trajneri që zgjedh. Unë shpresoj që të gjithë sulmuesit të jenë të gatshëm sepse ky është një ekip kombëtar dhe nuk do të thotë asgjë se kush futet nga fillimi dhe kush luan në pjesën e dytë.

Prurjet?

Besoj se të gjithë lojtarët që vijnë në kombëtare duhet të marrin përgjegjësi që në klube nuk i kanë. Për një futbollist ardhja në kombëtare është arritja më e madhe dhe kur vjen në kombëtare duhet të japi më shumë se 100%. Ky është maksimumi i futbollit dhe çdokush duhet të japë akoma më shumë”, u shpreh Manaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!