Kosova niset drejt Shkupit, Ademi e Salihu prezent


Përfaqësuesja ‘Dardane’ do të pritet në kufi (Han të Elezit), nga dhjetra tifozë kosovarë. Mjeti gjatë nisjes kaplohet nga “falli”, hidhet ujë rreth autobuzit me lojtarët brenda.

Muriç, Vojvoda, Aliti, Dreseviç, Kololli, V.Berisha, Shala, Celina, Zeneli, Zhegrova, Nuhiu. Ky duket formacioni ‘Tip’ i Kosovës në ndeshjen e nesërme në Shkup ndaj vendasëve të Maqedonisë së Veriut për gjysmëfinalen e Nations League 2010-20.

Ndërkaq para pak minutave përfaqësuesja Dardane u nis me mjetin autobuz nga Prishtina drejt Shkupit. Për të shoqëruar Dardanët kishte dalë edhe drejtuesi më i lartë i FFK-së, presidenti Agim Ademi por dhe sekretari Eroll Salihu.

Në udhëtim, Kosova do të pritet në kufi nga grupime ultrasish të Kosovës. Koha e udhëtimit sipas mediave në Kosovë, do të jetë e shkurtër pasi mjeti do mund të mbërrijë në Shkup brenda një ore.

Me Kosovën, për arsye të ndryshme, nuk kanë udhëtuar lojtarë me peshë si Muriqi, Rashica, Kryeziu, Rrahmani. Në 17:30, është planifikuar konferenca për shtyp e teknikut Bernard Shaland ndërsa në 18.00 seanca përgatitore e Kosovës në stadiumin e Shkupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!