Bare beson te fitorja me Kazakasitanin

Mesfushori Keidi Bare beson se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë vendin e parë në C4 të Nations League. Nuk u aktivizua në sfidën e humbur me Lituaninë dhe Shqipëria e pa vetën në vështirësi për tu organizuar. Madje edhe Gjasula mbeti në ‘hije’ atë takim. Sot Bare premton se kuqezinjtë kanë vetëm një mision, të fitojnë ndeshjet në radhë.

Bare:

Unë nuk kam për çfarë të flas me trajnerin sepse është ai që duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjmë në stërvitje dhe ndeshje. Normalisht duhet të theksoj se në në fushë ndaj Lituanisë nuk dhamë 100% tonë dhe nuk ishim të përqëndruar. Besoj se këto ndeshje në vazhdim do i bëjmë mirë dhe do arrijmë fitore.

Këtu jemi të gjithë njësoj. Është trajneri ai që vendos se kush do të luajë dhe kush jo. Pavarësisht se unë kam ndryshuar klub, kjo nuk do të thotë asgjë. Unë vij këtu si një lojtar më shumë të jap maksimumin tim për të arritur qëllimet e mia dhe për të arritur një formë sa më të mirë.

Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit. Të futemi në fushë për të bërë lojën tonë dhe për të arritur fitoren dhe të luajmë sa më mirë. Pastaj çdo gjë e tregon fusha se në çfarë pozicioni duhet të jetë Shqipëria”,tha fieraku kuqezi.

Video-konferencë Manaj dhe Bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!