Angelovski: Kemi 30 vite që presim këtë takim

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski doli sot para mediave për të dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me sfidën jetike të Maqedonisë së Veriut me Kosovën e Bernard Shaland.

Lidhur me takimin gjysmëfinal të Nations League, ndaj Kosovës, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Tose Proeski Arena” në Shkup duke filluar nga ora 20:45, trajneri pritës tha:

Cfarë do shohim nesër?

Jam i sigurt se do ta shohim më të mirën nga ekipi ynë kombëtar në këtë ndeshje. Maqedonia e Veriut ishte duke e pritur këtë ndeshje qprej30 viteve. Kushtet janë të pazakonta, por ne duhet të adaptohemi si pjesa tjetër e botës. Do ta bëjmë maksimumin tonë në këto kushte që kemi. Ne duhet të qëndrojmë të qetë”.

Me Kosovën?

Lojës me Kosovën duhet t’i përshtatemi si çdo ndeshjeje tjetër. Ne jemi angazhuar që të jemi në Evropian. Unë e di fort mirë se çfarë mund të bëjnë lojtarët. Ata do ta bëjnë këtë. Detyrë e jona është që të përgatitemi për çdo skenar.

Edhe pse kapiteni nuk është 100 për qind i gatshëm, kjo ndeshje luhet me motiv dhe inspirim. Mendoj se ne do ta japim maksimumin. Favoret ee vogla janë në anën tonë Gjithësesi, pres që të shkojmë në finale”, përfundoi trajneri i Maqedonisë së Veriut në konferencën për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!