Bylis gati, pret startin…

Sulmuesi nigerian Kudusi Laval vjen nga USL e SHBA, dhe i bashkohet ballshiotëve të Dovedan. Së bashku me sulmuesin, në limite të merkatos, afrohet edhe portieri 21 vjeçar Borjan Pançevski i cili ka luajtur në Bosnjë Hercegovinë (Dinamo Vranje) dhe në Maqedoni të Veriut me Teteks.

Ndërkaq me kampionatin ende në sirtar teksa vijon bojkoti, Bylis është shndërruar në një klub tepër aktiv jo vetëm në merkato por dhe në teste miqërore.

Të panumurta testet me Apoloninë fqinje por dhe me një sërë ekipsh të ndryshme nga gjeografia shqiptare. E fundit dje me Besën, të përfunduar 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!