Anulohet miqësorja me Armeninë

Armenia dhe Azerbajxhani kanë intensifikuar prej disa javëve luftën mes tyre ndaj, sfida miqësore Armeni-Shqipëri e programuar në 7 tetor, është anuluar.

Është vetë FSHF e cila ka bërë lajmin publik.Në këtë mënyrë Shqipëria duhet të përgatitet për dy zyrtaret me Kazakistanin dhe Lituaninë për Ligën e Kombeve.

Njoftimi:

“Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!