Skënderbeu merr një lajm të mirë…

Hiqet sanksioni i dhënë nga FIFA për merkaton e Skënderbeut

FIFA lejon Skënderbeun të bëjë merakto. Ky është lajmi që i vjen klubit juglindor pasi më parë korçarët kanë depozituar në FIFA dokumentacione të arritjes së marrëveshjes me futbollistët e larguar me pretendime financiare që sipas klubit, do të shlyhen me këste.

Në Korçë mes dilemave për të bërë gati edicionin e ri referuar edhe lojtarëve që janë stërvitur me Ahmatajn tani gjithëçka është me dritë jeshile.

Në sistemin TMS, të FIFA-s së fundi konstatohet se korçarëve të Ardiajn Takajt u hiqet ndalesa për të bërë merkato. Rreth 17 futbollistë mund të marrin ‘letrat ‘ sot për të përfaqësuar bardhekuqtë. Merakto mbyllet sonte në orën 24:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!