Bielsa strateg, Lids ndal Sitin

Lids nuk rezulton një skuadër ‘shëtitëse’ në Premier. Skuadra e Bielsea, pas promovimit në eliten e futbollit në ishull, pas një humbjeje në premierë me Liverpulin 4-3 dhe dy fitoreve me Fulham (4-3) e Shefild Utd (0-1), ndal sot Mançester Sitin e Pep Guardiolës 1-1.

Fillimisht, ishte Stërling për ‘Qytetarët’ që shënoi në të 17-ën ndërsa në të 59-ën barazoi për Lids, Rodrigo.

Ndërkaq Hames Rodriguez tërheq përpara Everton të Ançelotit duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 4-2 ndaj Brajton. Më herët Çelsi shpartalloi 4-0 fqinjët e Kristal Palasë. Po luhet Njukasëll-Bërnli.

Takimet e ditës:

Lids- Siti 1-1

Everton- Brajton 4-2

Çelsi- Kristal Palasë 4-0

Njukasëll- Bërnli (0-0 vijon)

Të tjerat nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!