Rodriguez prezantohet te kurbinasit

Kishte thuajse një javë në provë me Laçin, meksikani arrin firmën me klubin bardhezi.

Braian Zhoel Rodrigues është lojtari më i ri i Laçit. Meksikani 22 vjeçar pasi ka mbërritur që para 5 ditëve në Laç, pas testit me Burrelin ka gjetur akordin me kurbinasit për tre vitet e ardhshme.

Mesfushori shtatshkurtër, ka luajtur në Poloni por dhe në SHBA me Fullerton, Orejnxh Kauntri dhe Los Anxheles Ulvsh.

Afrimi i Sherrit për portën, i Lukas Ramos e Mustës për mesfushën si dhe i Harmon për sulmin, konsiderohen goditje efikase të bardhezinjëve në këtë sesion merkatoje.

Te kurbinasit janë afruar edhe Mazrekaj e Malota që me eksperirencën e tyre pritet t’i japin më shumë pjekuri grupit të Cungut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!