Alkantara pozitiv, Dortmund refuzon 100 milon për Sançon

Mediat angleze raportojnë se klubi i Bundesligës, Borusia Dortmund, ka refuzuar 100 milion euro për Xhejdon Sanço. Oferta ka ardhur pikërisht nga Junatid që e ka kërkuar talentin e madh anglez prej disa muajsh.

Ndërkaq, Liverpul, përmes një deklarate zyrtare, informoi se Tiago Alkantara ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe tashmë është vetë-izoluar sipas udhëzimeve të përgatitura nga qeveria.

Klubi do të vazhdojë të ndjekë të gjitha protokollet që lidhen me COVID-19 dhe Tiago do të mbetet në izolim për periudhën e kërkuar kohore. Ish-lojtari i Bajernit nuk luajti dje kundër Arsenalit në kampionat duke lënë të kuptohet se ka qënë i dyshuar për infeksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!