Xhenova 14 raste me Koronavirus
10 raste të reja edhe në Premier Ligën angleze
Xhenova mbërthehet nga Covid-19. Klubi nga Liguria ka raportuar se figurojnë 14 raste me infeksion çka do të thotë se vijimi i kampionatit bëhët shumë i vështirë për momentin.
Pritet që në orët në vijim të ndërmerren të gjitha masat për të bërë një vlerësim të ri të situatës. 14 pozitivët janë një numër shumë i lartë për një klub futbolli. Me shumë gjasë, ndeshja e 3 tetorit në program me Torinon, do të anulohet.
Sakaq frika ka mbërthyer edhe Napolin e Hysajt dhe Rrahmanit që u ndesh këtë të diel. Lojtarët dhe stafi i Napolit i janë nënshtruar me nxitim tamponëve dhe presin me ankth përgjigjen e analizave.
Ndërkaq edhe në Premier League nga testet e fundit raportohet për 10 raste të reja me Covid-19.

