MotoGP/ Kuartararo fitues në Katalunjë

Në Barcelonë, në garën e Çmimit të Madh mbi motorë, Fabio Kuartararo ia del të fitojë dhe bashkë me vendin e parë të marrë edhe kryesimin e renditjes individuale.

Në Katalunjë, Kuartararo mbi Petronas,, la prapa Joan Mir dhe Aleks Rins të Suzukit.

Garë për tu harruar për italianët Rosi e Doviciozo. Doktori u nis i treti por gjatë garës doli nga pista në sfidën numër 350 të tij në Moto GP. Për Dovin vendimtar një konkat në fillim me Zarkon.

Pas kësaj gare, kryeson Kuartararo me 108 pikë i ndjekur nga Mir me 100. Vinajes merr vendine tretë me 90 pikë. Gara e radhës parashikuar në pistën e Le Mansh në Francë me 11 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!