Telushi lë Kukësin për azerët…

Kukësi ka probleme këtë edicion. Pasi iu larguan shumë futbollsitë si Shkurtaj, Musolli, Abazaj, Rroca,Et’hemi, radha e një tjetër lojtari me peshë në Kategorinë Superiore.

Skuadra lajmëron se ka mbyllur me Bruno Telushin fill pas 2 muajve aty ku mesfushori luajti dy ndeshjeve ndërkombëtare.Vlonjati 29 vjeçar, shkon te klubi azer, Neftchi Baku.

Kjo është eksperienca e dytë jashtë Shqipërie për Telushin, i cili më parë ka luajtur Slaven Belupon në Kroaci.Një humbje për Kukësin dhe teknikun Gega në këtë fazë të prag kampionatit të 82-të kombëtar.

Njoftim i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte.

Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuar me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!