Reali përmbys Betis Sevilje

La Liga: Betis- Real Madrid 2-3

Na mbrëmjen e rezultatëve me shumë gola apo përmbysje, shënon emrin edhe Real Madrid. Pas 4-3 të Interit ndaj Fiores në Seria A, 3-3 të Bromuiç- Çelsi, Kristal Palasë- Everton 1-2, Brajton Mançester Junajtid 2-3 në Premier League, humbjes aq të çuditëshme të Dortmundit me Augsburg 2-0 edhe La Liga prodhon përmbysje.

Këtë mbrëmje në Sevilje, Betis udhëhoqi 2-1 ndaj skuadrës së Zidan deri në fund të pjesës së parë. Në të dytën kampionët e Spanjës shënojnë dy herë dhe marrin tri pikë të vyera. Goli i tretë u shënua nga Serxhio Ramos me penallti.

Ndërkaq te goli i barazimit të Realit me anë të autogolit të Emerson, pati dilema nëse Benzema ishte në pozicion jashtë loje. Pamjet i japin të drejtë gjyqtarit, Benzema në pozicion të rregullt.

Sakaq në La Liga u luajten sot edhe: Elce- Real Sociedad 0-3, Valencia- Hueska 1-1 dhe Alaves- Getafe 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!