Suarez, kalon kontrollet mjekësore

Sot Luis Suarez iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me klubin e ri madrilen Atletiko Madrid. Uruguajani u largua dje nga Barcelona shoqëruar me një konferencë shtypi plot emocione teksa nuk munguan as lotët.

Sot fillimi i aventurës së re në Madrid me skuadrën e Simeones. Ideja e teknikut është që 33 vjeçari të startojë që ktë të diel në përballjen ndaj Granadës.

Ndërkaq miku i tij i ngushtë te blaugrana Lionel Mesi, ka nisur të ndjejë largimin e partenrit deri dje te Barça. Ai me shaka ndërsa në dorë merr një shkop tregues përpara një tabele mësimore shtron pyetjen retorike: Çfarë mendoni për largimin e uruguajanit?

Por dhe Nejmar ka një mesazh ndaj Bartomeut kur te një postim i Mesit ka shtuar: “E pabesueshme se si i bëjnë gjërat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!