Liga, tjetër konkat me Yllin deputet

Hapa të tjerë në kërkim të zgjidhjes së ngërçit futbollistik.

Liga Profesioniste e Futbollit i dërgon Fidel Yllit, njeriut që qeveria i ka dhënë të drejtën për të negociuar me Ligën për 4 kërkesë-pikat e klubëve një material me bazë Ligjin e Sponsorizimit.

Liga:

“Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të takimit të datës 21 Shtator 2020 i ka përcjellë ditën e djeshme zotit Fidel Ylli një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar Kryeministrit Rama në letrën e datës 10 Gusht 2020. Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht tek ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hop cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit. Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!