Kaosi/ Ku luajnë skuadrat e elitës?


Partizani, Kukësi dhe Kastrioti në udhëtim. Impiante pa ndriçim dhe pa kushte minimale (rrugë, parkime etj) të kërkesave të UEFA-s.

Sapo qeveria dhe pala e futbollit të gjëjnë zgjidhjen për 4 pikat e kërkuara nga ana e ‘topit’, do luhet. Ngado, në çdo nivel apo fushë futbolli.

Në Kategorinë Superiore, aty ku produkti kërkohet me cilësi maksimale, problemet mbetën prezente gjithnjë.

Kalendari pritet të bëhët lëmsh. Skudarat me programe të studiuara për fazën përgatitore, do ju lipset të rishohin formën e futbollistëve. Merkato e zhbalancuar deri në 2 tetor dhe klube që nuk kanë shtëpi ku të shfaqen pritës.Pa prekur bilance e gjyqe të ndryshme…

Në këtë pikë:

Tirana e ka ‘Selman Stërmasin’ dhe ka deklaruar se shpejt do nisë rikonstruksionin e madh për ta tjetërsuar e kthyer në multi funksional. Partizani tha vjet përmes krerëve të klubit se në shtator 2020, do ta kishte gati impiantin në Tufinë por me gjasë ministadiumi i ‘kuq’ nuk do jetë gati as në janar.

Kukësi sërish pa shtëpi dhe me shumë mundësi edhe ky edicion do jetë me statusin e të ‘endurit’. Stadiumi në Kukës, po ndërtohet nga e para. Teuta dhe Vllaznia, i kanë impinatet me kushte optimale, madje të liçensuara edhe nga UEFA.

Po ashtu Skënderbeu e Apolonia përmbushin më së miri kriteret në Superiore. Bylis dhe Laçi brenda rregullores, mirpo tek-tuk ka probleme dytësore. Kështu në ‘Adush Muça’, sërish ka direktiva nga liçensuesit ndërsa në Laç, situata komplikohet nga hapsirat e munguara. Kryesisht në hyrje të impiantit.

Më keq akoma situata te Kastrioti. Edhe pse edicionin 2018-19, Kastrioti luajti në elitë, në fund u rrëzua dhe një përqindje të madhe e fajit ju faturua faktit të të luajturit jo në Krujë. Stadiumi i Krujës në rikonstruksion të ngadaltë.Klubi krutan, rikthyer sërish në Kategorinë Superiore, shmang edhe Fushë-Krujën duke ‘noterizuar’ Kamzën si shtëpinë e re.

Këtë radhë, nuk u fol për impiante me ndriçim. Ngjan me luks të tepërt… Vetëm ‘Loro Boriçi’, ‘Niko Dovana’, ‘Elbasan Arena’ (pritës Kukësi), ‘Selman Stërmasi’ (pa garanci) si dhe impianti Kombëtar, ‘Air Albania Stadium’, janë për futboll të orës së vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!