Godin te Kaljari deri në 2023

Diego Godin nënshkruan zyrtarisht për Kaljarin deri në 30 qershor 2023. 34 vjeçari nga Uruguaji iku si i padëshiruar nga Interi ndërsa shumë shpejt ka gjetur strehëzën e re për të vijuar karrierën sportive.

Ish kampioni në La Liga me Atlektik Madrid, kishte ditë që flitej për akordin me skuadrën ishullore por vetëm sot pritja ka marrë fund.

Pasdite mbërritja në aeroportin “Mario Mameli” të Elmas, në mbrëmje zyrtarizimi. Përmes kanaleve zyrtare, Kagliari ka komunikuar firmën e shumëpritur në kontratën e Godìn “Faraonit”.

Cagliari Calcio është i lumtur të njoftojë se ka fituar nga Interi të drejtën për shfaqjen sportive të futbollistit Diego Godín – lexon deklaratën e Klubit – mbrojtësi i fortë uruguajan ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh atë me ngjyrat e Rossoblu deri më 30 qershor 2023“,shkruan klubi sard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!