Atje ku sporti mbetet prioritet i qeverisë…

Spadafora: “Do të kërkoj 1.5 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes për sportin”

Jo shumë larg, Ministri për Politikat e Rinisë dhe Sportit në shtetin fqinj Itali, Vincenzo Spadafora, u bë protagonist absolut në gadishullin Apenin.

Kryesisht në nismat e tij dhe politikat e reja që ministri në bashkëpunim me Shëndetësinë dhe krerët e sportit italian, rezervuan në qasjen e re ndaj sportit për shkak të pandemisë globale.

Dje sërish Spadafora shfaqet insistues në një seancë joformale në Komisionin e Kulturës, Shkencës dhe Edukimit të Dhomës mbi përdorimin e fondit të rimëkëmbjes për sektorin e sportit.

Ne jemi duke punuar në projekte për objektet sportive. Po bëjmë një kërkesë prej një miliard euro për objekte të reja sportive dhe 500 milion të tjerë për projekte sociale që synojnë (për të rinjtë) që përfshijnë drejtpërdrejt klube sportive dhe shoqata sportive amatore.

Duhet të mendojmë edhe për njerëzit, për të kontribuar në rimëkëmbjen e sistemit sportiv pas një emergjence të komplikuar dhe dramatike”, tha ministri Spadafora për mediat italaine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!