Morata rikthehet në Torino

Nis aventura e dytë e Alvaro Moratës te Juventus. Këtë radhë Juve dhe Atletiko kanë rakorduar për huazmin me një shumë 10 milion euro. Në fund të edicionit, Alvaro Morata mund të blihet nba bardhezinjtë për 45 milion euro.

Ai do të materializohet nesër në mëngjes me ekzaminimet mjekësore të konfirmuara të spanjollit, i cili kthehet të vishet bardhezi dhe të punojë me Andrea Pirlon.

Sulmuesi i Real dhe Atletiko Madrid do të jetë në Torino që sonte. Ai pritet në mbrëmje vonë në aeroportin e Caselle.

119 gola në 305 ndeshje për 28 vjeçarin me mesataren 0.39 gola për ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!