Milan fton 1000 bluza të bardha në tribuna…

Risia në San Siro: Klubi kuqezi ka vendosur sot të hapë tribunat vetëm për mjekët dhe infermierët

Milan nis sot aventurën e tij të radhës në Seria A. Skuadra e Stefano Piolit do të presë në San Siro 20:45, Bolonjën në një ndeshje e cila pritet të sjell disa risi.

Kështu, heronjtë anti-Covid, mjekët dhe infermierët, janë ftuar nga klubi kuqezi për të ndjekur këtë takim. Do të jenë 1000 ‘bluza të bardha’ në San Siro.

Milani fillon përsëri me mjekë dhe infermierë: ky është titulli këtë mëngjes në funksion të ndeshjes së sotme midis Milanit dhe Bolonjës.

San Siro do të jetë në gjendje të mirëpresë një mijë njerëz dhe klubi kuqezi ka vendosur të hapë tribunat vetëm për mjekët dhe infermierët që kanë qenë në vijën e frontit dhe të cilët vazhdojnë të jenë të tillë në betejën në Covid-19“, shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!