Abazaj te ekipi i Rrocës

Kristal Abazajt nuk ndahet nga Eduart Rroca. Tropojani ishte me librazhdasin te Luftëtari më pas te kukësi dhe tani te i klubi turk i Istambulsporit.

Pak ditë më parë Abazaj ishte shumë pranë firmës me Ankaraspor, me të cilën arriti marrëveshjen dhe madje kreu edhe testet mjekësore, por klubi turk nuk arriti të marrë dritën jeshile për hapjen e merkatos nga FIFA pasi e ka merkaton e bllokuar sikundër disa ekipe të tjerë në europë.

Në fund të javës së kaluar 27 vjeçari Rroca u prezantua te ekipi që militon në Ligën e dtë turke por me gjasë praniae tij, ka sherbyer si ‘magnet’ edhe çër sulmuesin 24 vjeçar në pronësi të Anderlehtit. Abazaj ka nënshkruar për dy sezone me Istambulspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!