Sejdini: ‘Mëma federatë’ nxori Dinamon në rrugë

Faruk Sejdini: “Jam dakort me kërkesat tuaja por jam kundër bojkotit”.

Faruk Sejdini, ikona e gjallë e Dinamos së tiranës, duke folur në Ora News, tha se është kundër bojkotit të futbollit. Në panelin ku gjëndej edhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ish-trajneri blu tha se ‘Mëma Federatë ia rrëmbeu shtëpinë Dinamos dhe ndërtoi godinën e saj luksoze’.

Sejdini:

Ku ishit ju presidentët e klubëve të tjera kur Dinamos ndër skuadrave elitare më të titulluara në vënd ju muar shtëpia?. E nxori në rrugë nëna e saj që në këtë rast i bie të jetë FSHF.

Unë jam dakort me kërkesat tuaja por jam kundër bojkotit. E përsëris të gjithë presidentët heshtën kur Dinamo u nxor në rrugë. Nuk ka se çfarë më duhet mua, thoshit ju asokohe. kjo nuk është e drejtë. e shikoni që bëhëni bashkë për 4 pikat tani?!“- tha ndër të tjera Faruk Sejdini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!