Shkëndija në krye, 7 gola mes shqiptarësh

U luajt java e 6-të e kampionatit maqedonas me katër çifte në garë. Pas barazimit të djeshëm të Strugës në transfertë 1-1, sot dy skuadra shqiptare në Maqedoni të Veriut u përballën së bashku.
Ishte dueli mes Shkupit dhe Renovës e cila u përshkua nga spektakli e gola të shumtë. Në fund fitoi Shkupi 4-3.
Ndërkaq Shkëndija e Ernest Gjokës teksa erdhi pas suksesit në europë ndaj Botoshanit, fitoi me dy gola të Ibrahimit ndaj Akademija Pandev duke ruajtur vendin e parë në tabelë me 14 pikë.
Shifrat sot:
Strumica- Pelister 0-2
Shkupi-Renova 4-3
Shkëndija-Akademija Pandev 2-1
Sileks- Borec 1-2