Apolonia ndal Vllazninë në miqësore

Vllaznia- Apolonia 0-0

Vllaznia nuk ndalet në merakto duke e shoqëruar atë me shumë miqësore. Sot në “Loro Boriçi” kuqeblutë u ndesheën me Apoloninë e cila u mbyll në barazim pa gola.

Një ndeshje e luftuar me shumë raste. Rasti më i mirë për Ejoh që goditi shtyllën për Apoloninë.

Në fund të këtij takimi në një prononcim për mediat, trajneri i skuadrës shkodrane, Tomas Brdariç vlerësoi skuadrën dhe tha se Vllaznia është e kompletuar. Sipas tij, skuadra ka gati modulet e sezonit të ri.

Sot objektivi ishte që të aktivizoheshin ata lojtarë që nuk kishin shumë minuta. Jam i kënaqur me një pjesë loje, por duhet të punojmë më shumë për realizimin e golave pasi krijojmë shumë raste.

Për momentin jemi kompletuar në çdo repart dhe tani do të ndërtoj skuadrën sipas ideve të mia. Nuk më intereson pjesa individuale, por më intereson grupi. Jam I kënaqur sot pasi kishim disa momente të mira sot, por mungoi vetëm goli”, tha gjermano- kroati Brdariç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!