Fangaj: Faleminderit Laçi

Mbrojtësi hedh vështrimin nga skuadra kuqeblu, pritet reagimi i klubit Laçi.

Abdurrahman Fangaj e mbyll me Laçin. I ardhur nga Tërbuni 4 vite më parë shpejt shkodrani, u kthye në një pikë të fortë referimi në radhët e bardhezinjëve duke qënë një mbrojtës i prerë për krahun e djathtë.

Një dëmtim i rëndë gjatë Bylis- Laçi, në 19 korrik (0-3) e detyroi lojtarin ti përvishet kalvarit të operacionit në Zagreb e më pas terapive rekuperuese.

Madje këto ditë Fangaj po e kryen terapinë dy herë në ditë te mjeku i skuadrës së Partizanit në kryeqytet. Pak çaste më parë, vetë mbrojtësi për të cilin ka patur interesim nga Tirana dhe disa klube të tjerë, duket se ka mbyllur me kurbinasit. Një postim i tij në rrjete sqaron situatën.

Në fakt, Fangaj vendos të mos nënshkruajë më tej me Laçin edhe pse presidenti Laska i ka afruar rinovimin dy vjeçar e me financa në rritje.

Tirana apo Vllaznia, pse jo dhe në kontratë jashtë vendit, janë obsionet e para për 23 vjeçarin që më parë duhet të aftësohet plotësisht. Pritet reagimi zyrtar i klubit Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!