Gjoka:Në Europë fitohet kështu, Ibrahimi aset…

Shkëndija e Tetovës ia di ‘kleçkat’ skuadrave të nivelit të saj dhe në një ditë europiane di të godasë në shenjë. Tetovarët e teknikut Ernest Gjoka ia dolën të merrnin kualifikimin në tokën rumune duke mundur Botoshanin 0-1.

Një perlë e Ibrahimit në të 2-tën, i ka mjaftuar Shkëndjes për të pritur me qetësi përballjen e radhës me Totenhemin.

I emocionuar nga suksesi por dhe i zhgënjyer nga shorti i radhës, Ernest Gjoka tha pas kualifikimit:

Ndeshja ishte shumë e vështirë. E thamë edhe dje në konferencë për shtyp.

Goli në minutat e para të jep mundësi për të kontrolluar lojën dhe pse jo të shënosh edhe të dytin. Duke pasur një lojtar i Besart Ibraimi, që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen.

Ishte një ndeshje shumë e egër, me një kundërshtar që vrapoi shumë. Zbatuam detyrat taktike, ndeshjet në Europë fitohen kështu. Mendoj që ishte i rëndësishëm pozitiviteti dhe sakrifica e skuadrës, të gjithë sot ishim të shkëlqyer, kjo fitore është vetëm për ata çuna, skuadra po vjen aty ku duhet”.

Totenhemi?

Fati i keq i Shkëndijës është se në turin e 3-të do të kemi një nga ekipet elitare të futbollit europian, sepse pretendonim se mund të shkonim akoma dhe më lart. Alimi? Më vjen keq që nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Bëri detyrën kur mori kartonin. Sakrifikoi për grupin. Të fokusohemi te kampionati, është e rëndësishme që skuadra të ngrihet gradualisht”, tha tiranasi Gjoka.

(Vidio goli i Ibrahimit.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!