Agjenti: Lautaro qëndron te Interi

Barcelona ndoshta e endërronte vërtetë por Reali me kërkesën e fundit ndaj Lautaros, mbase ishte një ‘flluskë’.

Gjithësesi, Lautaro Martinez, sulmuesi argjentisa i Interit, nuk lëviz nga Milano. Së paku edhe këtë sezon do të luajë për skuadrë e Antonio Kontes me bluzen zikaltër.

Lajmin e ka dhënë vet menaxheri i lojtarit, Beto Yaque, pas një takimi që kishte me Drejtorin Sportiv të klubit, Piero Ausilio.

“Absolutisht asgjë për Realin dhe skemi folur as për Barcelonen”. Do të qëndrojë?

“Lautaro do të qëndrojë te Interi”, fjalët e menaxherit të sulmuesit që me gjasë do ti shtohet rroga nga 2.2 në 3 milion në vit, shoqëruar disa ndyshime në kontratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!