Vijon kolapsi institucional, Superiorja nuk nis…

Liga Profesioniste e Futbollit e mbledhur sot në ambietet e ‘Air Albania Stadium’, ka bërë me dije vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar me presidentët e klubeve të Superiores.

Pas diskutimëve të radhës, Liga vendosi të mos ndryshojë asgjë nga kërksat e paraqitura qeverisë lidhur me 4 pikat e bëra publike përmes një letre të hapur.

Njoftimi:

Liga Profesioniste e Futbollit

Vendim unanim i mbledhjes së datës 12 shtator 2020.

1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatit dhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katër kërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat të zbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe të solidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje të katër kërkesave tona minimale.

2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë për bisedime.

a – Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe: Qeveri-FSHF-Ligë.

b – Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinë përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi.

Ne presim ftesën e qeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.

c – Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhe përpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet në Shqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesat tona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm, Dritan Kadia.

3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike nga dita e sotme.

4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e Ligës dhe të mbështesin futbollin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!