Taulat Xhaka deri në 2024 te Bazel

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Taluant Xhaka, ka rinovuar kontratën me Bazelin deri në vitin 2024.
Taluanti 29 vjeçar, iu bashkua bazelit që në edicionin 2013-14 dhe tani kur drejt tij pati sirena turke, ‘luftaraku’ pranoi rinovimin.
Lajmin e ka publikuar klubi i Bazelit në rrjete por një dedikim special për ketë rinovim të mesfushorit shqiptar i ka bërë edhe vëllai i tij Granit Xhaka që luan për Arsenalin në Premier.
Postimi i Granit Xhakës:
“Jam super krenar për ty vëllai im i madh Taulant Xhaka.Urime për ty për rinovimin e kontratës me skuadrën tënde të zemrës FCB (Bazel: redaktori). Ajo që keni bërë është fenomenale, prandaj është plotësisht e merituar! Unë jam shumë i lumtur për ju! Vëllai im, krenaria ime! TOP”
