Mbape nuk ‘shpëton’ del pozitiv
Do të luajnë sot në Nations League por Franca merr një lajm të keq.
Kilian Mbape del pozitiv për COVID-19. Sulmuesi i Paris Saint-Germain do të humbasë ndeshjet kundër Lens të enjten dhe Marsejë të dielën.
Mbape i deklaruar pozitiv, i bashkohet gjashtë lojtarëve të tjerë të PSG-së të cilët u deklaruan pozitivë javën e kaluar. Një problem i madh për rikuperimin e Parisianëve në Ligue 1, i planifikuar për të ënjten mbrëma kundër Lens.
Ndërkohë, kampionët e botës do të luajnë sonte kundër Kroacisë, dy vjet pas finales së Kupës së Botës në Rusi.
Ndërkaq sipas L’Equipe, Leonardo drejtori i PSG, ka sulmuar Federetan për situatën e krijuar…
