Siti, dy futbollistë me infeksion
Kampionati më spektakolar në botë, Premier Liga, përpos ekzistencës së Koronavrusit, fillon sezonin e ri futbollistik më datë 12 shtator.
Shqetësimi i madh në ishull se shumë lojtarë kanë abuzuar me pushimet dhe mund të jenë infektuar, po ndeshët thuajse në çdo klub.
Kështu, mësohet se dhe te Siti janë shfaqur dy raste me COVID-19. ‘Qytetarët’ do luajnë më vonë (21 shtator ndaj Volves) pasi ekipi i Guardiolës ishte në aktivitet europian.
Por ndeshja e parë e Mançester Sitit, vihet në diskutim për dy lojtarët, Mahrez dhe Laport pasi ata rezultuan me Koronavirs. Pritet që futbollistët në vetëizolim, të kryejnë tamponë të tjerë përpara se të bashkohen me grupin.
Lajmin e publikon vetë klubi në Twitter.
