Nations ecën me…Shqipërinë

Vetëm dueli mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë do të luhet sot në 16:00 pasi të gjitha takimet në program gjatë ditës së sotme të Nations League, startojnë në 20:45.
Në fakt, të dyja skuadrat e mesditës, janë në Ligën C, Grupi 4, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Lituania teksa do përballën në mbrëmje në ‘Air Albania Stadium’. Kuqezinjtë, përpos Roshit i cili ishte i angazhuar mbrëmë me fejesën e tij, janë thuajse gati.
Tekniku Reja tashmë ka bërë publik lajmin se sot do bëjë disa ndryshime. Kjo sipas italianit 74 vjeçar, lidhet me lodhjen…
Sakaq raundi i ‘dytë’ të Ligës së Kombëve ofron edhe takime të tjera mjaft interesante.
Ndeshje sot Nations League:
Liga A:
Bosnjë- Poloni
Holandë-Itali
Liga B:
Austri- Rumani
Irlanda e Veriut- Norvegji
Republika Çeke-Skoci
Izrael- Sllovaki
Liga C:
Kazakistan- Bjellorusi (16:00)
Shqipëri- Lituani