Shaland improvizon ndaj Greqisë…

Sot në ‘Fadil Vokrri’ (20:45), Kosova pa shumë yje, pret Greqinë për Ligën e Kombëve

Kosova duhet të bëjë llogaritë sot ndaj Greqisë në C3 pa lojtarë si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada por jo vetlëm.

Shaland, zviceriani i stolit dardan do ti duhet të improvizojë në çdo sektor. Në mbrojtje pritet t’i jepet një fanellë titullari Hadërgjonajt, i cili me Alitin, Rrahmanin dhe Vojvodën me gjasa do jenë katëshja përpara portierit Muriç.

Reparti i mesfushës nis nga Berisha (Valon) dhe Dreseviç. Topin pritet ta luajë Celina ndërsa B.Berisha dhe Zeneli nga krahët mbështesin sulmuesin e vetëm Atdhe Nuhiu.

Ndërkaq raportohet se ekipi helen, i grumbulluar mbrëmë në një hotel në Prishtinë, ka parë ti ‘ndizen’ fishekzjarre në distancë. Një grupim tifozësh vendas, inisiatorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!