Kosova pret Greqinë, ‘Nations’ bollëk ndeshjesh

Këtë të diel, 10 ndeshje të tjera në program për Nations League. Liga A, vjen me dy takime interesante teksa Spanja pret Ukrainën dhe Zvicëra Gjermaninë.
Shqipëria do të luajë nesër në ‘Air Albania Stadium’ me Lituaninë por një tjetër përfaqësuese Shqiptare zbret sot në fushë në ‘Fadil Vokrri’ për t’u përballur me Greqinë.
Është Kosova e cila pas barazimit me Moldavinë, e ka komplikuar objektivin në Ligën e Kombëve për këtë sezon:
Ndeshjet sot ora 20:45: ( Takimet në orare të tjera poshtëshënuar)
Liga A:
Spanjë-Ukrainë
Zvicër- Gjermani
Liga B:
Uells-Bullgari (15:00)
Hungari-Rusi (18:00)
Irlandë- Finlandë (18:00)
Serbi-Turqi
Liga C:
Slloveni-Moldavi (18:00)
Kosovë- Greqi
Liga D:
Andorrë- Ishujt Faroe (15:00)
Maltë- Letoni