Kovaç, tekniku i Monakos me infeksion…

sportiim2

Trajneri i Monakos, Niko Kovaç dyshohet se mbart koronavirusin pas një testi të parë pozitiv. Nëse kjo do të konfirmohej, ai do të ishte trajneri i parë i Ligue 1 që do të preket nga COVID-19.

Ndërsa Monako përfundoi takimin miqësor me dyer të mbyllura kundër Nisë (2-2) dje, klubi i Principatës njoftoi se “dy anëtarë të grupit profesional dyshohen për infeksion me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore nuk ngjall shqetësim ”.

Në fakt, në mes të gushtit një futbollist ishte pozitiv teksa tani, disa ditë para fillimit të kampionatit, dyshohet se portieri Benjamin Lecomte dhe trajneri Niko Kovaç janë me infeksion.

?>