Kosova me gjysmë ekipi, fton Brojën e Thaqin

Kosova në ditë të vështira futbollistike. Mungesave të djeshme ndaj Moldavisë 1-1, luajtur në Parma për Nations, do t’i shtohen të tjerë emra prestigjiozë.

Ndaj Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, Bernard Shaland nuk do të ketë futbollistë si Milot Rashica, Elbasan Rashani, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

I gjendur në këto rrethana, teksa mungon edhe Muriqi, trajneri ka ftuar edhe dy futbollistë të tjerë për ndeshjen e radhës. I pari është Rron Broja nga Partizani dhe tjetri Armend Thaqi nga Ballkani i Suarekës, i cili sapo ka nënshkruar për ekipin e Munishit.

Ndërkaq, pas kthimit nga Italia, Kosova do t’i nënshtrohet sot sërish testeve për COVID-19, ndërsa në orën 16:00 do të zhvillohet seanca e radhës stërvitore në Drenas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!