Havertz, shtëngon duart me Lampard…
Kontarta e gjermanit me Çelsin deri në vitin 2025
Dilemat marrin fund. Lojtari i Leverkusenit në Bundesligë, ndër talenet e mëdha të gjermanisë Kai Havertz, kalon zyrtarisht te skuadra e Abrahamoviç në Londër.
Çelsi ka njoftuar në rrjete se mesfushori gjerman ka firmosur kontratën afatgjatë dhe tani vihet në dispozicion të Lampard.
Firma e mesfushorit i dha Bayer Leverkusenit 70 milionë paundë.
Hakim Zijec, Timo Verner, Malang Sarr, Ben Çiluell dhe së fundmi Kai Havertz i japin mundësi bluve të londrës të kuotohen si skuadra favorite për të zbritur Liverpulin nga froni i kampionit.
