Karabeci “djalë deti”

sportiim2

Fitoi titullin te Tirana, Erando Karabeci zyrtarizohet te Teuta e Durrësit.

Ish-kapiteni i Tiranës, i cili pak javë më pari ngriti në ‘qiell’ trofeun e 25-të me bardheblutë, do të veshë fanellën e një tjetre skuadre fituese.

Mesfushori ka nënshkruar ditën e sotme me skuadrën e Martinit dhe klubi i Teutës e ka zyrtaizuar në prolilin zyrtar në Facebook.

Mesfushori 30-vjeçar kishte ditë që kishte rënë dakort me termat e rinj financiarë, ndërsa sot pasi ka kaluar vizitat mjekësore ka firmosur për Teutën.

Pas Asion Dajes, me të shkuar te Tirana, një tjetër bardheblu vishet me uniformën durrsake.

?>