Formula 1: “Williams” tani i përket historisë

Të enjten, e bija dhe zv.drejtorja e ekipit britanik Kleir Williams (44), deklaroi edhe në emër të babait të saj, Sër Frenk Williams (78), se do të largohen përfundimisht nga skuderia e tyre, pas Grand Prix të Italisë, që do të zhvillohet në pistën e Monzës, të dielën.

Epoka e makinave  me mbishkrimin “Williams”, pas 43 vitesh dhe 739 garash, tashmë do t’i përkasë historisë…

Dy javë më pare, skuderia “Williams” iu shit gjigandit financiar amerikan “Dorilton Capital”. Ndërsa pronarët e rinj dëshironin që Kleir të qëndronte në rolin e saj dhe të drejtojë ekipin, ajo ka vendosur të largohet dhe të shfrytëzojë rastin për një fillim të ri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!