Shqipëria gati të udhëtojë drejt Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.
“Skuadra dhe i gjithe delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.
Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.
Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojne terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.” njofton FSHF.