Portieri Miraka “shpërngulet” drejt Burrelit…

Portieri Festim Miraka, është bërë pjesë e skuadrës së Burrelit, që konkurron në kampionatin e Kategorisë së Parë. Zyrtarët e klubit matjan, e kanë prezantuar 32-vjeçarin, si lojtarin më të ri të skuadrës së tyre.

“Gardiani” Miraka, sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrën ballshiote të Bylisit, ku nuk pati hapësira për t’u aktivizuar. Më herët ai ka qenë pjesë e skuadrës së Kamzës, si dhe gjirokastritëve të Luftëtarit në Superiore.

Drejtuesit e skuadrës së Burrelit, pasi kanë përforcuar mesfushën me kurbinasin Alfred Zefi, gjejnë edhe Festim Mirakën për të ruajtur katërkëndorin e skuadrës matjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!