La Stampa ‘stampon’ titullin: Konte shkarkohet…

sportiim2

Tani në Seria A ka një çështje serioze. Interi i Milanos me investime kolosale, dështoi të fitojë titullin dhe të premten humbi finalen e Europa Leagues me Seviljen në Këln 3-2.

“Conte dhe Inter. Divorci i pashmangshëm. Allegri është alternativa e gatshme.”

Ky është titulli në faqen e parë të gazetës së sotme të “La Stampa”. Interi duhet të zgjidhë problemin e madh në takimin midis presidentit Stiven Zhang dhe teknikut aktual Antonio Konte, të planifikuar për të martën.

Masimiliano Alegri po pret në ‘pole’. Raportimet e djeshme, duke iu referuar deklaratave të vetë Kontes, e mbanin ish-mesfushorin bardhezi nga rajoni i Puljas larg zikaltërve.

?>