Ligue 1 në ankth, 4 skuadra me Covid-19…

Starti i kampionatit francez, i planifikuar për këtë mbrëmje, shqetësohet nga 5 rastet me Covid-19, të gjetura në orët e fundit te skuadrat Nice, Lens, Anxhers dhe Monako

Dy ditë para debutimit për javën e parë të Ligue 1, Nice dhe Lens duhet të merren me raste pozitivë me Covid-19 të gjetur brenda grupit të lojtarëve.

Skuadra kuqezi, për të cilën do të flasë trajneri Vieira dhe kapiteni Dante, sipas “L’Equipe”, gjetën dy raste të rinj pozitivë në përbërje të ekipit, duke e vënë në rrezik zhvillimin e takimit me verdhekuqtë e Lensit.

Ndërkohë edhe kundërshtarët e Lensit, nga ana e tyre kanë komunikuar, se një anëtar i skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai është anësori Jonatan Klaus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!