Lacio-Muriqi, kthehet në një “telenovelë”…

● Fenerbahçe bëhet pengesë dhe ende nuk ka dritë jeshile për transferimin e sulmuesit të skuadra e Inzagit. Ndërkohë Rizespor, ish-skuadra e sulmuesit kosovar, është gati të përfitojë nga shitja.

Muri kundër murit. Nga njëra anë Lacio, nga ana tjetër Fenerbahçe. Në mes të së ardhmes së Vedat Muriqit, qëllimi numër një i Tares është forcimi i sulmit lacial. Kur dukej se negociatat ishin në rrugë të mbarë, befas doli një pengesë.

Shuma prej 18 milionë eurosh (bonusi 16+2) nuk janë të mjaftueshme për turqit, kështu sulmuesi kosovar nuk lëviz. Vizitat mjekësore dhe ardhja e tij në Romë, ishin parashikuar mes të dielës dhe të hënës, me Muriqin të gatshëm të fluturonte për në “Auronzo di Cadore” dhe të fillonte stërvitjet me ekipin e ri.

Por planet duket kanë ndryshuar. Nga Stambolli, turqit deklarojnë: “Ai është akoma lojtari ynë”. Bisedimet për transaksionin janë bllokuar. Ndonëse kanë vazhduar me javë të tëra, Lacio nuk po është në gjendje ta mbyllë “telenovelën” Muriqi…

Ndërkohë, Rizespor, ish-klubi i Vedat Muriqit, bën tifozllëk për ta parë tek Lacio. Nga shitja ata do të marrin 15% të shumës që Fenerbahçe do të përfitojë.

Presidenti Hasan Kartal, në “Ajansspor”, pranoi: “Nëse Murriqi do të kishte qenë akoma me ne, ai nuk do të ishte vlerësuar me 18 milionë euro. Që kur ai kaloi te Fenerbahçe, çmimi i tij është rritur. Nëse shitja bëhet, ne jemi gati të përfitojmë 15% ”.

Matematika thotë që në arkat e Rizespor, duhet të përfundojë pak më shumë se 2 milionë euro. Por tani për tani, asgjë nuk po lëviz. Gjithçka është bllokuar, raporton “Corriere dello Sport”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!