Magjia e Tiranës në tokën ‘kaukaze’

Nga Isuf MYRTAJ

Tani quajeni ‘Noltmadhnia’, quajni si të doni… Por kjo Tiranë, arriti fitoren e madhe të vetë Tiranës në Tbilis, për kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

Mbërthyer nga stresi i fitimit të titullit, pak javë para se të kurorëzohej me të ’25-tin medaljon’ më pas nga: e ‘lagu se lagu’ në Ballsh për gjysmëfinale të Kupës, apo deklaratat dhe një mal me pikëpyetje rreth atij ‘skenari’ pa pikë lidhjeje (nëse ka një fije të vërtete), bardheblutë me prijësin Emanuel Egbo, triumfojnë në Gjerogjinë e largët ish-republikë ruse.

….është një Tiranë, që nis me pak ndrojtje. ‘Makthi’ i largësisë nuk zgjat shumë, pasi pas pak minutave, miqtë japin shkëndijen e parë që tremb. Kobina i pari, ndërsa del nga ‘paniku’ e më radhë të tjerët, që kanë mbajtur mbi shpatulla shumë presion e përgjegjësi në të shkuarën.

Kale dhe Torasa sillën si latino-amerikanë. Në pjesën e parë Muçi disi i veçuar dhe Batha e Çelhaka me më pak kontakte sa pritej. Në fakt, janë dy mesfushorët, që iniciojnë golin karambolesk të Torasës, me dy topa radhazi të hedhur në zonë. Tirana ka shënuar në momentin e duhur. Në pushim kanë çfarë të flasin…

Fraksioni i dytë nis me furinë e vendasve, të cilët me çdo kusht duan barazimin. Sulmojnë nga të gjitha anët, por ‘ilirët’ kanë marrë masa dhe ‘diga bardheblu’ është ngritur si një fortesë çeliku.

Minutat ikin dhe te formacioni i Egbosë, Xhafës besojnë. Në tribunë presidenti Halili shtrëngon dhëmbët dhe ndjek me ankth minutat që ecin aq… ngadalë.

Kobina, ai që me Kale dhe Bathën krijuan atë trinom fitues në kampionat, lëshon pasin fenomenal për Ernest Muçin, që sillet në fushë si një ‘Ben’ Minga i paharruar. Zgjatet me shpejtësi, spostohet në hyrje të zonës dhe godet fort me të djathtën. Topi ndalet nga Kvaskvadze, por jo për ta mbërthyer. Si shigjetë vjen Ismailgeci e topi për të dytën herë në rrjetë.

Nuk ja vlen më tej… Tirana shndërrohet në Tironë dhe tironasit e konsiderojnë skuadrën e tyre ‘Noltmadhëni’. Sonte ju shkon ‘proverbi’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!